
Kalimi i Arb Manaj te Drita ishte transferimi që bëri më së shumti zhurmë gjatë merkatos së janarit në futbollin kosovar.
Manaj erdhi te Drita nga Ballkanit, por ai nuk kishte të drejtë loje për ekipin gjilanas pasi një lojtari nuk i lejohet të luajë për tri skuadra në një sezon.
Mirëpo, Drita duket se e ka gjetur zgjidhjen për këtë situatën dhe do ta dërgojë sulmuesin në huazim te Zhenis Astana në Kazakistan.
Në Kazakistan stinori i ri fillon në muajin mars dhe Manaj ka të drejtë loje në këtë kampionat.
25-vjeçari në verë erdhi te Ballkani, por nuk gjeti hapësira të mjaftueshme në skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja.
Sulmuesi nga Klina më herët karrierë ka bërë në Turqi dhe Kroaci.