Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajçak takohet me Von Cramon, flasin për zhvillimet në Kosovë, dialogun dhe Serbinë e pas zgjedhjeve

Gazeta10
26 January 2024 - 20:27

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka bërë të ditur se sot është takuar me eurodeptueten gjermane, Viola Von Cramon, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovës dhe në rajon.

Lajçak ka thënë se e ka përditësuar eurodeputeten Cramon lidhur me zhvillimet në Dialogun Kosovë-Serbi dhe gjithashtu kanë diskutuar edhe për peisazhin e pas zgjedhjeve në Serbi.

“Është mirë të shkëmbehen shënimet me eurodeputeten Viola von Cramon lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Unë ndava përditësime mbi Dialogun e lehtësuar nga BE dhe gjithashtu u thelluam në peizazhin paszgjedhor në Serbi, së bashku me dinamikën brenda Parlamentit Evropian”, ka shkruar Lajçak.

Ky takim mes Lajçak dhe Cramon, vjen pasi eurodeptuetja ka qëndruar për një vizitë disa ditore në Kosovë e ku ka takuar krerët e shtetit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.