
Raporti:Arbenita Ilazi/Kanal10
85 vjeçari, Abedin Bunjaku nga Komuna e Prishtinës po detyrohet që vetë të mirëmbajë rugën “Haxhi Zeka”, për shkak të grumbullimit të mbeturinave vend e pa vend. Ai ka thënë se vullnetarisht po kujdeset për mirëmbajtjen e kësaj rruge, për shkak të grumbullimit të shpeshtë të mbeturinave rreth saj. Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se janë duke hartuar një plan për zgjidhjen e këtij problemi, shkruan Kanal10.
Mosha e shtyer nuk po e pengon që pothuajse çdo ditë të mirëmbajë këtë pjesë të rrugës, e cila shpesh herë shndërrohet në deponi të mbeturinave.
85 vjeçari Abedin Bunjaku nga Prishtina, ka vendosur që vetë ta mirëmbajë rrugën “Haxhi Zeka”, e cila në çdo fundjavë merrë këtë pamje për shkak të mbeturinave.
Ai është shprehur se për shkak se askush nuk po mirret me largimin e mbeturinave, është detyruar që një gjë të tillë ta bëjë vet.
Bunjaku ka fajësuar edhe banorët, të cilët sipas tij nuk po hedhin mbeturinat në kontonjerë.
Por që këta të fundit kanë thënë se në mungesë të kontonjerëve, po u duhet që qeset me mbeturina t’i lënë në tokë.
Nga komuna e Prishtinës, kanë thënë se vendosja e kontonjerëve shtesë nuk do të zgjidhte këtë problem.
Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka thënë se janë duke hartuar një plan tjetër për zgjidhjen e këtij problemi.
Probleme me grumbullimin e mbeturinave që një kohë të gjatë kanë edhe banorët e lagjeve tjera të kryeqytet. /Gazeta10