Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mefail Bajqinovci realizon video selfie te Komuna e Prishtinës: S’keni parë ende asgjë nga Përparim Rama

Gazeta10
28 January 2024 - 23:22

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një video ka reaguar për shkëmbimin e toka, ku ka shtuar se s’keni parë ende asgjë nga Përparim Rama.

Bajqinovci, ka thënë se këmbyer rreth 20 hektarë të tokës së Prishtinës sikur të ishin prona të tyre.

Ndërsa ai, ka kërkuar nga prokuroria të zbarkojë sa më shpejtë në kryeqytet.

“…Përparim rama dhe brezi i rrugës së re ka këmbyer rreth 20 hektarë të tokës së Prishtinës sikur të ishin prona të tyre. Ky është vetëm fillimi. Ky kryetar pritet të ‘qpijë’ edhe prona të tjera komunale në ndërrmarje publike. Pra kjo është politika e Rrugës së Re ndaj kryeqytetit, nuk ka asnjë projekt zhvillimor për tre vite me rradhë në ‘Kodrën e Trimave’, ‘Kolonica’, ‘Dodona’, ‘Tasiqe’, ‘Tophane’, ‘Mati 1’ edhe shumë lagje dhe fshatra të tjerë të Prishtinës. Prokuroria duhet të zbarkojë sa më shpejtë në komunën e Prishtinës, ende asgjë nuk keni pa”, ka thënë Bajqinovci./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.