
Afati i janarit është drejt përmbylljes dhe ekipet janë duke i bërë përpjekjet e fundit për t’i transferuar lojtarët e nevojshëm për pjesën e mbetur të sezonit.
Kësisoj, AC Milan i ka vënë syrin te ish-mbrojtësi i Atalanta dhe Juventus, Merih Dermiral për repartin e mbrojtjes. Sipas medieve italiane, negociatat janë duke u zhvilluar për të siguruar lojtarin aktual të Al-Ahli në huazim deri në verë.
Milani po lufton në prapavijë me disa lëndime dhe barazimi i fundit 2-2 kundër Bolonjës ishte një tjetër konfirmim i kësaj. Me vetëm pak ditë të mbetura nga dritarja e transferimeve, kuqezinjtë mund të përpiqen të nënshkruajnë një qendërmbrojtës për të forcuar skuadrën, raporton gazeta10.

Reprezentuesi turk aktualisht është në pronësi të klubit të Arabisë Saudite Al-Ahli dhe Milan po përpiqen ta nënshkruajnë atë në formë huazimi deri në qershor.
Megjithatë, siç vazhdon raporti, negociatat janë shumë të komplikuara për dy arsye. Demiral ka një pagë shumë të lartë aktualisht, që do të thotë se Milani nuk mund të përballojë, dhe Al-Ahli gjithashtu nuk ka treguar ndonjë shenjë se është i gatshëm të pranojë një huazim.
Mbetet të shihet se sa do të jetë konkret Milan në transferimin e këtij lojtari në San Siro në këtë afat kalimtar të janarit. /Gazeta10/