
Marrëveshje finale me njohje reciproke Kosovë-Serbi nuk mund të ketë sivjet po vlerësojnë analistët politik në vend, shkruan Kanal10.
Madje ata thonë se shpesh herë në opinion po shihen deklarime aspak fqinjësore here pas here edhe kërcënuese mbi zhvillimet në rajon. Ish-këshilltari politik i ish-ministres për Dilog, Edita Tahiri, Gazmir Raci konsideron që është e rëndësishme që opozita të marrë pjesë në fazën finale, ndonëse thotë se këtë vit vështirë se mund të arrihet marrëveshja.
Sipas tij, nëse Kosova nuk arrin të zgjidh problemin me Serbinë atëherë do të kalojmë në një fazë tjetër të debatimit të çështjeve reale që i preokupojnë qytetarët siç është anëtarësimi në NATO e BE.
Ndërsa, profesori i Shkencave Politike, Shqiprim Pula tha se subjektet politike parlamentare natyrisht që duhet dhënë kontributin e tyre për sa i takon forcimit të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Pula theksoi se këtë vit nuk do të ketë marrëveshje finale ndërmjet Kosovës e Serbisë, për shkak edhe të deklarimeve shpesh herë kërcënuese për zhvillimet në rajon. Detajet mund t’i ndiqni nga minuta 9./Gazeta10