Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Beha flet për akuzat se Lista Serbe ua dha pamjet: Një pjesë të pamjeve i morëm nga institucionet

Gazeta10
30 January 2024 - 21:03

Publikimi i pamjeve të nënkryetares të shkaktuar serbe të komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq e njohur me nofkën “Beba”, duke pirë kokainë brenda zyrave ka qenë temë diskutimi në emisionin ‘Politiko’ në kanal10.

Gazetari i Nacionales, Besian Beha ka thënë se këto pamje gazeta i ka siguruar që një javë, por nuk kanë dashur t’i publikojnë derisa janë konsultuar me institucionet . Ai ka thënë se publikimi i tyre është bërë pas njoftimit të institucioneve përgjegjëese në Kosovë.

“Janë video dhe incizime të pakten një pjesë e tyre të cilat insitucionet e Kosovës i kanë pasur dhe kanë qenë në dijeni për to. Nuk mund të them se nga cilat institucione kemi arritur t’i sigurojmë këto video, por një pjesë e kemi marrë edhe ne prej institucioneve të Kosovës. Pjesa tjetër duket se ka rrjedhë prej ndonjë punëtori që ka qenë koleg i tyre i punëve”, ka thënë Beha, raporton gazeta10.

Sipas tij, nënkryetarja Miletiq duket se e di kush ka qenë personi që e ka incizuar dhe për çfarë interesi e ka bërë atë. /Gazeta10/

Videon e plotë e gjeni me poshtë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.