
Reperi Gold Ag ka marrë një lajm të hidhur sot. Atij i ka vdekur daja.
Reperi këtë lajm e ka ndarë me fansat e tij, duke e falëndëruar dajën e ndjerë për kujdesin që ka pas ndaj tij sa ishte i vogël.
“Allahu të mëshiroftë daja jem i mirë PLAK MEJDI ASLLANI,trim e çlirimtarë. Faleminderit që ma mësove si ruhet pragu i shpisë e ku jan’ kufijtë e Shqipërisë. Do të kujtoj gjithmonë të buzëshur e me plot këshilla. Me shkru për ty s’mundem pak se ti ke lënë më shumë vepra se fjalë. Zoti na takoftë në Xhenet e ti u bashkofsh në Xhenet me shokët e luftës dëshmorët që aq shumë i deshe”, ka shkruar reperi. /Gazeta10/
