
Emisionin “Kampionët” jeni mësuar ta shihni çdo të diel, mirëpo këtë të mërkurë vazhdojmë, pasi kemi diçka të veçantë për ju.
Gjatë këtyre orëve të fundit të muajit janar, do të përcjellim momentet e fundit të merkatos dimërore në Superligën e Kosovës.
Në studio është i ftuar Arbnor Morina, ndihmëstrajner te kombëtarja e Kosovës, i cili po jep komentet e tij në lidhje me transferimet e klubeve të elitës së futbollit kosovar.
Në lidhje direkte foli edhe drejtori menaxhues i Gjilanit, Drilon Sylejmani.
Sylejmani ndër të tjerash konfirmoi transferimet e Besir Ramadanit dhe Renato Zikon.
“Kemi arritur marrëveshje me Ramadanin dhe Zikon, këto janë dy emrat që do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Prishtinës në Kupë të Kosovës” – tha ai.
Gjithashtu, ai tha se ka një befasi për tifozët gjilanas.
“Mund të konfirmojë po ashtu se do të kemi një befasi të madhe për tifozët e Gjilanit, që shumë shpejt do të zyrtarizohet në rrjetet tona sociae” – përfundoi ai.