
Në samitin Brdo-Brijuni, që është duke u mbajtur në Slloveni, ka marrur pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ku ka publikuar foto nga ky takim në Facebook, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se i jep mbështetje të plotë dialogut Kosovë-Serbi pasi është e vetmja mënyrë për zgjedhje të qëndrueshme.
“Një rrugë e përshpejtuar e afrimit me BE-në është e domosdoshme tashmë. Mbështetje të plotë dialogut Kosovë-Serbi, si e vetmja mënyrë për zgjidhje të qëndueshme dhe që i shërben paqes, sigurisë dhe progresit në rajon”, ka thënë Begaj./Gazeta10.