
Ndeshja Arsenal – PSV Eindhoven, e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve të Europaligës është shtyer si pasojë e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, transmeton Gazeta10.
Kjo është ndeshja e radhës e organizuar nga UEFA që shtyhet pas vdekjes së Elizabeth II, pasi të dielën u konfirmua shtyerja e ndeshjes së Ligës së Kampionëve, ndërmjet Rangers dhe Napolit.
Në shenjë rrespekti për Mbretëreshën Elizabeth, ishin anuluar edhe të gjitha ndeshjet e Premierligës që ishin planifikuar të luheshin gjatë vikendit që lamë pas.
Si datë e mundshme kur mund të luhet kjo ndeshje është 17 tetori, por ende asgjë nuk është konfimuar nga UEFA.
‘Topçinjtë’ e kanë nisur mbarë aventurën në Europaligë këtë edicion, pasi në ndeshjen e parë e mposhtën skuadrën zviceran Zurich, me rezultat 1-2. /Gazeta10/