
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci tha se dinari serb është ndaluar të hyjë në Kosovë, raporton Gazeta10.
Sipas tij, pala serbe ka kërkuar të importojë dinarin në Kosovë, por që kjo gjë nuk ka ndodhur pasi ata janë kthyer pasë.
“Pala serbe ka ardhur në doganë dhe kanë shtruar pyetjen se a mund të importojnë dinarë përmes një furgoni, dhe ne normalisht që ju kemi përgjigjur që në bazë të rregullores që ka BQK-ja kërkohet që të ketë autorizim në furgonin e tyre dhe në atë moment ata janë kthyer pasë”, tha ai në Raport me Naim Sadikun.
Stavileci shton se nuk ka pasur tentativa të tjera për të future dinarin në Kosovë./Gazeta10