
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës, nuk ka kaluar rezoluta e propozuar nga partia e tij për anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Krasniqi ka thënë se është i trupshëm dështimi i miratimit të ksaj rezolute, duke thënë se pushteti po e mbron Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin.
“Natyrisht, atyre që e mbrojnë në çdo mënyrë e me çdo kusht Martin Berishajn e Nagip Krasniqin, nuk iu bëhet vonë për ankesat e shumë konsumatorëve që kanë pranuar e paguar fatura me çmime enorme përgjatë këtij dimri”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, ai ka akuzuar deputetët e VV-së të cilët abstenuan në Kuvend gjatë votimit të kësaj rezolute.
“Abstenimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga votimi i kësaj Rezolute – është një tjetër dëshmi se varfërimi dhe përbuzja e qytetarëve të Kosovës, është qëllimi i vetëm i këtij pushteti”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Është vërtetë i turpshëm dështimi i miratimit të Rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes së cilës kemi kërkuar anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe heqjen e bllok-tarifës.
Natyrisht, atyre që e mbrojnë në çdo mënyrë e me çdo kusht Martin Berishajn e Nagip Krasniqin, nuk iu bëhet vonë për ankesat e shumë konsumatorëve që kanë pranuar e paguar fatura me çmime enorme përgjatë këtij dimri.
Abstenimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga votimi i kësaj Rezolute – është një tjetër dëshmi se varfërimi dhe përbuzja e qytetarëve të Kosovës, është qëllimi i vetëm i këtij pushteti./Gazeta10/