
Dita e sotme sjellë për futbolldashësit xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Fokusi kryesor i ditës së sotme do të jetë në Gjilan, aty ku përballen dy skuadrat me pikë të njejta në tabelë.
Drita do të jetë nikoqire e Llapit, me ndeshjen që nis nga ora 13:00.
Drita hyn në këtë ndeshje pas fitores në Kupë ndaj Rilindjës, teksa Llapi pasi u eliminua nga Trepça ‘89.
Drita ka një seri prej 4 fitoresh radhazi ndaj Llapit, madje duke mos pësuar asnjë gol në këto ndeshje.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet në Lipjan dhe vë përballë Fushë Kosovën e Gjilanin.
Gjilan udhëton për këtë takim pasi u mposht në Kupën e Kosovës nga Prishtina pas penaltive.
Ndërkohë, Fushë Kosova ka pasur gjithë kohën e botës të përgatitet për këtë ndeshje, andaj do të jetë kafshatë e vështirë për skuadrën bardhekuq.
Edhe kjo ndeshje nis nga ora 13:00.