Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Hoxha: Kemi qenë të gatshëm të hyjmë në grevë urie, vetëm që fëmijët mos të humbin orët 

Gazeta10
12 September 2022 - 20:53

Nexhmi Hoxha nga Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se SBAShK-u, në nëntor të vitit të kaluar u kishte premtuar atyre se nuk do të hyjnë në grevë. 

“Në takimet që i kemi pasë në nëntor me SBAShK-un, i kemi premtuar që do të jemi së bashku me ta, dhe do të i përkrahim në çdo formë tjetër, por jo përmes grevës. Këtë e kemi kërkuar nga SBAShK-u, dhe kjo në njëfarë forme është garantuar nga ta”, ka thënë Hoxha në Politiko me Kushtrim Sadikun. 

Më tej, ai ka thënë se janë zhgënjyer që të dielen nuk kanë arritur një mirëkuptim për ndalimin e grevës, teksa ka thënë se ata kanë qenë të gatshëm të hyjnë edhe në grevë urie bashkë me SBAShK-un. 

“Jemi të zhgënjyer edhe nga Qeveria edhe nga SBAShK-u, kemi qenë ata që i kemi thënë SBAShK-ut, se në çfarëdo forme protestojmë, qëndrojmë në grevë urie, dhe protestojmë, bashkë me mësuesit, vetëm fëmijët mos të humbin orë mësimi”, ka thënë ai./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.