
Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Skender Gashi ka thënë në Politiko se do të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të përfshihen në debatin për Ligjin e ri të Pagave.
Sipas Gashit, mësimdhënësit nuk janë trajtuar në mënyrë të dinjitetshme ashtu siç e meritojnë, shkruan Gazeta10.
“Ne si SBASHK nuk e dimë në çfarë niveli jemi rënguar, nuk e dimë çfarë koeficienti kemi ne si mësimdhënës.Sepse tash ka kaluar shqyrëtimi i parë i Ligjit. Nuk do ta dimë akoma, edhe pse po flitet që 120 euro është vlera e koeficientit. Ne do të kërkojmë debat që edhe sindikatat të kyqën dhe ta jep kontributin e vetë që të kemi një Ligj të dinjitetshëm me 100 euro. Nuk jemi ranguar aty ku ne mendojmë se duhet ta kemi një nivel meritor si mësimdhënës. Pakënaqësia fillon nga baza, e jo nga koka”, tha Gashi ën Politiko. /Gazeta10