Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve, dy ndeshje interesante në orar

Gazeta10
13 February 2024 - 14:12

Sot (e martë) rikthehen ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të fazës së eliminimit direkt apo më saktë të 1/8-tës së finales.

Pas një pushimi relativisht të gjatë pas ndeshjeve të grupeve, ekipet e kualifikuara kthehen për ndeshjet vajtje/ardhje.

Në mbrëmjen e sotme apo më saktë nga ora 21:00 janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje.

Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Manchester City udhëton drejt Copenhagen në ndeshjen që pritet të zhvillohet ‘Parken Stadium’.

Në ndeshjen tjetër, ekipi më i trofeshëm në Evropë, Real Madridit do të luajë në “Red Bull Arena” ndaj RB Leipzig.

Ndeshjet kthyese janë paraparë të zhvillohen pas tri javëve apo më saktë me 6 mars.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.