
Sëmundja dhe qëndrimi në karrocë nuk është e vetmja brengë për Enver Ibrahimin nga Komuna e Ferizajt.
Gjendja e rëndë ekonomike atij po ia vështirëson jetesën.
Madje, Ibrahimi nuk ka arritur të përfitojë as nga subvencionimi i energjisë elektrike.
Ai thotë se 150 euro në muaj nuk po i mjaftojnë as të blejë barna, e jo më të mbajë familjen me to.
Kanal10 ka dërguar pyetje në Ministrinë e Financave, lidhur me këtë çështje, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Në shtator të vitit të kaluar Ministria e Financave, ka ndarë një buxhet prej 20 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike, për kategoritë pensionale dhe skemat pensionale. /KANAL 10/