Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Spahiu për Sveçlën: Rend e ligj në Veri, e në zyrë flamurin kuq e zi

Gazeta10
13 February 2024 - 22:19

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Diplomati amerikan i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet nga vendimi për dinarin, raporton gazeta10.

Analisti Kosovar, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se me shtyrjen e afatit për tre muaj Qeveria e Kosovës tashmë është tërhequr për vendimin për dinarin.

Ai ka pas kritikat edhe për ministrat e Qeverisë Kurti të cilët sipas tij, nuk po i respektojnë ligjet e Kosovës.

“Problemi është pse po këqkuptohen veprimet e Qeverisë në veri. Ti po thua po dua ta vendos rëndin dhe ligjin, ndërsa në anën tjetër, ministrat e Qeverisë Kurti e shkelin ligjin që në zyrën e tyre. Qysh don me na bindë Xhelal Sveçla se në veri dëshiron të shtrijë rëndin dhe ligjin, kur në zyrën e tij e mban flamurin e Shqipërisë e që është në kundërshtim me ligjet e Kosovës”, ka thënë Spahiu. /Gazeta10/

Videon e plotë e gjeni me poshtë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.