Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Toni Kroos tregohet i sinqertë, mendon se Leipzigut iu bë e padrejtë: Goli ishte i rregullt

Gazeta10
14 February 2024 - 14:03

 Skuadra e Real Madrid shënoi një fitore të madhe mbrëmë ndaj RB Leipzig me rezultatin minimal 0:1 në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/16 e finales në UEFA Champions League.

Ekipi gjerman realizoi gol qysh në minutat e para të ndeshjes, me anë të Benjamin Sesko-s, por goli iu anulua nga sistemi VAR për pozitë jashtë-loje.

Shumë u diskutua ky rast, madje një koment për këtë e ka dhënë edhe mesfushori gjerman, Toni Kroos.

“Mendoj se referi e quan offside këtë sepse Hendrichs është mbrapa portierit, por Lunin ishte larg topit. Kjo është arsyeja pse, por unë mendoj se goli duhej të qëndronte”, u shpreh Toni Kroos.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Real Madrid dhe RB Leipzig zhvillohet pas dy javësh në “Santiago Bernabeu”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.