Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Mbyllet një qendër strehimore për fëmijë pa përkujdesje, arsye keqmenaxhimi

Gazeta10
14 February 2024 - 19:15

Është vendi ku fëmijët pa përkujdesje prindërore gjenin ngrohtësi.

Por,dyert e strehimores “Shpresa dhe shtëpitë e fëmijëve”ditë më parë, porse ende nuk dihet arsyeja se pse e ka pushuar veprimtarinë kjo qendër.

Mbylljen e këtij institucioni e kanë konfimuar përmes telefonit edhe nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Ndërkaq, rreth kësaj çështje, Kanal 10 ka provuar të kontaktojë me Valbona Çitakun, drejtoreshë e strehimores “Shpresa dhe shtëpitë e fëmijëve”, por ajo nuk ka kthyer përgjigje, raporton gazeta10.

Mirëpo, nga Departamenti i Shërbimeve Sociale dhe Mbrojtjes së Fëmijëve në Ministrinë e Drejtësisë kanë thënë për Kanal 10, se mbyllja ka ardhur nga keqmenaxhimi.

“Ministria e Drejtësisë shpreh keqardhje për një vendim të tillë të paargumentuar dhe të palogjikshëm, të menaxhmentit të kësaj strehimoreje dhe mendojmë se arsyeja e vërtetë e mbylljes së kësaj strehimoreje është si rezultat i dështimit të menaxhmentit të saj, gjë, në të cilën institucionet nuk duhet dhe nuk mund të ndërhyjnë”. /Gazeta10/

Kronikën e plotë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.