Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti në takim me Sejdiun dhe Rückerin, flasin për konsolidimin e shtetit të Kosovës

Gazeta10
14 February 2024 - 22:39

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim diplomatin gjerman dhe ish-drejtuesin e UNMIK-ut, Joachim Rücker, dhe ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Kryeministria njofton se gjatë takimit, Sejdiu e informoi kryeministrin për lançimin e autobiografisë së tij të titulluar “Ora e Kosovës”, një vepër që rrëfen përvojat dhe sfidat në udhëheqjen e vendit.

Në vijim, Sejdiu dhe Rücker ndanë me kryeministrin detaje rreth ligjëratës që ata mbajtën në Universitetin e Prishtinës, duke u fokusuar në rëndësinë e arsimit dhe ngritjes së brezave të rinj.

Nga ana e tij, kryeministri Kurti vlerësoi lart kontributin dhe rolin e Gjermanisë në zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Temë tjetër e diskutimit ishin dhe zhvillimet aktuale dhe sfidat me të cilat përballet vendi, veçanërisht në kontekstin e dialogut me Serbinë. Kryeministri Kurti theksoi angazhimin e qeverisë për të avancuar në këtë proces, në normalizimin e marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër, duke ruajtur interesat shtetërore dhe duke promovuar stabilitetin e paqen në rajon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.