
Gazetari Kushtrim Sadiku nga Tirana ka treguar se përveq sekretarit amerikan, në këto momente në Tiranë po qëndron edhe ish ndihmës sekretari amerikan, James Rubin.
Sadiku shton se Rubin është duke qëndruar në një hotel dhe se është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit politik.
“Ai ka ardhur së bashku me ekspeditën e zotit Blinken përderisa Rubin shquhet për rolin dhe aktivitetin e tij pro qështjes së Kosovës”, tha Sadiku./Gazeta10