
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pritur Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken tek Piramida e Tiranës në një takim me të rinjtë.
Në fjalën e tij, Rama i ka kujtuar Blinkenit se diktatori Enver Hoxha, “mund të jetë duke rrotulluar në varr”, për atë që është Shqipëria sot.
“Diktatori për të cilin kjo piramidë u ndërtua sot po rrotullohet në varr. Ai na rriti me urrejtje për ju. Por ne sot ju mirëpresim dhe urojmë një marrëdhënie të gjatë. Ky tempull sot, zgjeron horizontet e të rinjve sot. Shumë pronarë të kësaj piramide do donin të ishin sot këtu, por protokolli i SHBA nuk i lejon. Unë e di që ju nuk keni qëllime të këqija. Në emër të gjithë shqiptarëve unë ju uroj mirëseardhjen. Çelësa te shtëpisë sonë janë në duar të sigurta. Siç e kemi thënë gjithnjë, shtëpia, Shqipëria, i takon zotit dhe mikut. Ju falënderoj me gjithë zemër që jeni këtu sot. Ju falënderoj që sollët shpresë për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Rama.