
Bayern Munich mund të bëjë ndryshime te shtabi teknik në ditët në vazhdim, transmeton Gazeta10.
Starti jo i kënaqshëm i Bayernit në Bundesliga, kanë bërë që kryesia e klubit ‘bavarez’ të kenë dyshime në vazhdimësinë e trajnerit Julian Nagelsmann me ekipin.
Bayerni nuk e ka nisur në mjaft mirë edicionit e ri në elitën e futbollit gjerman, pasi kanë barazuar në tre ndeshjet e fundit.
Siç raportojnë mediat gjermane, edhe lojtarët e kampionit të gjermanisë nuk janë të kënaqur me punën që po bën trajneri 35-vjeçar.
Si kandidat potencial për të zëvendësuar Nagelsmannin te Bayerni është tekniku tjetër gjerman, Thomas Tuchel.
Tuchel pak ditë më parë u shkarkua nga Chelsea dhe tanimë ai është trajner i lirë.
49-vjeçari ka bërë karrierë si trajner në Bundesliga më parë, ku ka qenë në krye të shtabit teknik te Mainz dhe te Borussia Dortmund. /Gazeta10/