
Mbrojtësi francez, Jules Kounde në verë pritet t’i japë fund aventurës së tij te Barcelona.
Kounde nuk ka arritur pritshmëritë që kishte për të Barcelona dhe e ardhmja e tij duket të jetë larg futbollit spanjoll.
Sipas raportimeve të fundit, Chelsea është skuadra që po insiston për transferimin e mbrojtësit.
“Blutë e Londrës” kishin tentuar transferimin e Koundes edhe në verën e vitit 2022, por ai vendosi që t’i bashkohej Barcelonës.
Barcelona shpenzoi plot 60 milionë euro për afrimin e francezit, teksa synon që për aq para ta shesë atë në verë.