
Grupi Parlamentar i AAK-së sot do të dalë në një konferencë për media.
Kjo konferencë do të nisë në orën 10:00 dhe do të mbahet në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Në njoftimin e AAK-së nuk është bërë e ditur arsyeja se pse është thirrur kjo konferencë.
“Sot, më datë 26 shkurt, në ora 10:00, grupi parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. Konferenca mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Gazeta10/