
Nevojat elementare po i kryejnë vetëm me këta tre bidonë ujë.
Familja Pllana nga Kodra e Trimave ka shtatë muaj që po sigurojnë ujin e pijes diku tjetër, ani pse e kanë të instaluar ujësjellësin.
Kryefamiljari Ilmi Pllana thotë se tashmë është bërë e vështirë kjo gjendje. Ani pse në mungesë të ujit banorët prapë po paguajnë faturat.
Kanal10 ka kërkuar një përgjigje nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ata thanë se e kanë inspektuar këtë rast por nuk kanë hasur në humbje të ujit.
“Sa per ankesa per furnizim , kemi pas 2-3 shtëpi për mungesë të ujit. Aty ka te beje me gypat të cilët vet banoret i kanë vendosur nga Panairi deri te shtëpitë e tyre me nji gyp 1/2″ , dhe disa herë e kemi kontrolluar me ekipet e detektimit por nuk kanë has në ndonjë humbje te ujit”. /Gazeta10/
Kronikën e plotë e gjeni me poshtë…