Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fushë Kosovë: Personi me dy fletarreste aktive dyshohet se është i armatosur, ndërhyn Njësia Speciale

Gazeta10
13 October 2026 - 19:19

Një person në Fushë Kosovë, ndaj të cilit janë aktive dy fletarreste, njëra prej tyre për vjedhje të rëndë, dyshohet se është i armatosur dhe i ngujuar në shtëpinë e tij.

Siç merr vesh Kanal10 nga burime të afërta me ngjarjen, personi është i nacionalitetit serb.

Ndërkohë, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe pritet arrestimi i tij.

Rasti vazhdon të jetë në zhvillim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.