Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pritet të largohet nga Milani, Stefano Pioli pritet të jetë trajner i skuadrës tjetër të madhe italiane

Gazeta10
28 February 2024 - 17:13

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është kandidati kryesor për të udhëhequr stolin e Napolit.

Napoli pritet të angazhojë një trajner të ri në 2024-2025, përveç nëse trajneri i përkohshëm Francesco Calzona arrin të fitojë një vend në top-katërshe këtë sezon.

Sipas Il Mattino , Vincenzo Italiano i Fiorentinës dhe Stefano Pioli i Milanit janë kandidatët kryesorë për këtë rol gjatë verës. Megjithatë, tekniku i kuqezinjve ‘duket se është në pole position’ për të marrë drejtimin e Napolit në verë.

Kontrata e Piolit me Milanin skadon në qershor 2025, por raportet në rritje në Itali sugjerojnë se kuqezinjtë do të ndajnë bashkëpunimin me trajnerin e lindur në Parma në fund të sezonit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.