Komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se takimi i sotshëm i thirrur me “urgjencë” nga kryeministri Albin Kurti me atë të Shqipërisë, Edi Rama ka pasur për qëllim zhvendosjen e vëmnedjes së problemit kryesor në vend me grevat, shkruan Gazeta10.
Matoshi në Politiko shtoi se nuk ka pasur kurrëfar urgjence në takimin e dyshës së krerëve.
“Emergjenca e krijuar është vetë Kurti i cili ka pasur dijeni që ka takim me kryeministrin shqiptar. Por, pse na filluan me këtë urgjencë e jo me problemin e grevës, sepse këtë e ka dashtë pikërisht Kurti që ne të flasim për emergjencë fiktive. Që t’iu shmangët fokusit nga problemi i madh i Kosovës edhe me çu dikun tjetër. S’ka konsipracion, e kurrfarë urgjence në këtë takim”, tha Matoshi në Politiko. /Gazeta10