Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca: Për dinarin duhet ta gjejmë modalitetin më të mirë, që serbët lokalë të mos ndihen të kërcënuar

Gazeta10
01 March 2024 - 15:03

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur edhe për tensionimin e raporteve me SHBA-në për çështjen e dinarit. Ai ka thënë se reagimi i SHBA-së lidhet pikërisht me dinarin dhe jo me Asociacionin.

Kryekuvendari tutje ka thënë se SHBA-ja ka shprehur mospajtim për aspektin kohor dhe për shpejtësinë me të cilën është marrë vendimi, duke kërkuar konsultime me komunitetin serb.

 Ai ka thënë se SHBA s’po e konteston legalitetin e vendimit.

 “Jo mendoj se nuk është kjo. Më shumë ka qenë çështja e dinarit, që ka sjellë deri tek ky reagim i SHBA-së. Qeveria ka dhënë shpjegimet e veta, që është mirë që mospajtimin e kemi vetëm për aspektin kohor edhe për nga shpejtësia ndoshta që është bërë, do të mund të kishte kohë më shumë. Ata kanë kërkuar më shumë konsultime me komunitetin serb që jeton në Veri të Kosovës, por legaliteti i vendimit nuk po kontestohet”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka thënë se vendimi për valutën është e drejtë e Kosovës dhe se duhet gjetur modaliteti më i mirë për zbatim, që të ndalet praktika e keqe e futjes së dinarit në Kosovë që në të njejtën kohë komuniteti serb të mos ndihet i kërcënuar apo i destabilizuar nga vendimi.

“kjo është një e drejtë e Kosovës që duhet t’ia gjejmë modalitetin më të mirë se si zbatohet që të përfitojnë të gjithë, që të ndalet kjo praktikë e keqe e parave “cash” që hyjnë me miliona e miliona dinarë drejt në territorin e Kosovës

Në të njëjtën kohë që komuniteti serb të mos ndihet i kërcënuar apo i destabilizuar nga vendime të tilla. Unë mendoj se kjo është e mundshme të arrihet. Nuk është shtirë që të gjendet një modalitet i tillë”, ka thënë Konjufca.

Ai tutje ka thënë se Guvernatori i BQK-së në Bruksel ka shpjeguar planin e implementimit
“Guvernatori i BQK-së e ka shpjeguar në Bruksel një plan se si të implementohen fazat gjatë muajve të ardhshme se si të implementohen fazat, që mund të konsideroheshin si parapërgatitje, por dal nga dalë të shkohej drejt plotësimit të kornizës për heqjen e dinarit plotësisht si valutë e përdorimit për transaksione në Kosovë”, është shprehur Konjufca./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.