Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Verstappen e nis aty ku e la

Gazeta10
02 March 2024 - 17:44

Max Verstappen e ka nisur me fitore sezonin e ri të Formula 1.

Të shtunën, në garën në Bahrejn, piloti holandez nuk i la asgjë rastit dhe fitoi bindshëm. E nisi nga ‘pole-position’ dhe e mbylli garën në vendin e parë me diferencë prej 22 sekondash.

Pas tij u rendit Checo Perez. Të dy janë pilotë të Red Bullit, duke konfirmuar se do të jenë edhe këtë sezon skuderia kryesore. Verstappeni është kampioni në fuqi.

Në podium përfundoi edhe Carlos Sainz i Ferrarit.

Charles Leclerc i Ferrarit u rendit i pesti, George Rusell i Mercedesit i gjashti, Lando Norris i McLarenit i shtati, Lewis Hamiltion i Mercedesit i teti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.