
Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka treguar për momentin kur e ka kuptuar se është vrarë komandanti Adem Jashari.
Ai ka thënë se kur e ka kuptuar se ka rënë Adem Jashari ka qenë në Burgun e Dubravës duke vuajtuar denimin si luftëtarë i UÇK-së, raporton Gazeta10.
“Unë personalisht në vitin 1998 kam qenë në Burgun e Dubravës kur ka ndodhur ngjarja, atëherë unë kam qenë i burgosur si ushtar i UÇK-së, dhe pas masakrës që serbët kanë kryer ndaj familjes Jashari disa nga të burgosurit që isha edhe un ndër ta na kanë marrë dhe na kanë dërguar në Burgun e Mitrovicës”, tha ai.
Kastrati tregon se lajmin e kanë marrë në burg nga televiziori dhe lajmet qendrore që transmetoheshin atje./Gazeta10