
Gazetari Blendi Fevziu, ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, ku duket me disa dokumente të Arkivës së Sigurimit të Shtetit në dorë e që shihet se për 20 vite ish-presidenti i Kosovë Ibrahim Rugova, ishte ndjekur nga ish-Sigurimi i Shtetit që ka funksionuar në Shqipërinë komuniste, raporton Gazeta10.
Fevziu shprehet se Sigurimi i Shtetit për 20 vite ka përgjuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, edhe pse ky i fundit deri në atë kohë kishte bërë vetëm dy vizita në Shqipëri.
“Sigurimi i Shtetit përgjonte një personalitet kosovar si Ibrahim Rugova, praktikisht edhe pse Ibrahim Rugova ka bërë vetëm dy vizita në Shqipëri deri në atë kohë, në kohën kur ndiqej. Kjo është një nga shembujt tipike si ndiqte. Dosja mban numrin 80.84, dhe është një dosje ndjekje. Ndiqej Ibrahim Rugova”, shprehet moderatori./Gazeta10.