
Ish diplomati Blerim Canaj ka komentuar artikullin e Die Welt për një konfliktë të mundshëm në Kosovë.
Sipas tij, ky artikull është këshillë për vetë Qeverinë gjemrane, raporton Gazeta10.
“Artikullin në vete e pashë më shumë si një këshillë për qeverinë gjermane, sepse vetë qeveria gjermane ka qenë me narracion active mirëpo me veprime jashtëzakonisht pak apo fare, e ndërsa e dyta ëshë se Scholz nuk është duke u lavdëruar për çëshjet e politikës së jashtme sidomos si kancelar i Gjermanisë”, tha ai në Kanal10.
Canaj shton se kërkohet një politikë më aktive nga Qeveritë Perëndimore në raport me Ballkanin./Gazeta10