
Në orët e para të së dielës është raportuar për një plagosje me armë zjarri në Gjakovë.
Sipas raportimeve, rasti dyshohet se ka ndodhur në një afërsi të një kafiterie për shkak të një mosmarrëveshjeje, shkruan Gazeta10.
Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhen plagosjet.
Ata kanë bërë me dije se nga sulmi me armë zjarri kanë ngelur të plagosur tre persona.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
Ai ka thënë se të shtënat kanë ndodhur në një lokal në Gjakovë. I dyshuari për aktin është në kërkim.
“Sot rreth orës 00:10 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë, ku për pasojë tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë marrë plagë, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka thënë Elezaj.