Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Po zhvillon paraqitje fantastike | Granit Xhaka në formacionin e javës në Bundesliga

Gazeta10
11 March 2024 - 14:49

Granit Xhaka është futur sërish në formacionin e javës në Bundesliga pas fitores së skuadrës së tij Bayer Leverkusen 2:0 ndaj Wolfsburg.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës bëri një super paraqitje mbrëmë kurse sot SofaScore e ka futur në 11-shen më të mirë të javës së 25-të në Bundesligan gjermane.

Lojtari shqiptar që po llogaritet si kryesori i ekipit luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa kishte 174 prekje të topit.

Edhe sa i përket pasimeve ai ishte i jashtëzakonshëm pasi nga 165 ai kompletoi 161 sosh, një numër shumë i madh që rrallë arrihet në futbollin modern. Madje 87 nga 89 i kishte në fushën e kundërshtarit, rekord që nuk e ka arritur asnjë lojtarë asnjëherë nga sezoni 2015/16.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.