Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia kërkon ndihmë për gjetjen dhe arrestimin e një personi

Gazeta10
12 March 2024 - 10:31

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari për një rast vjedhje të raportuar në nëntor të vitit 2023.

Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar fotografi të të njëjtit dhe ka kërkuar që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes, qytetarët të kontaktojnë në numrin 192.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Veriu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast vjedhje të raportuar në nëntor të vitit 2023. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.