Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Rasti i 13-vjeçares’ – Ferizi: Të vendosen para drejtësisë përsonat që s’dhanë informata të sakta

Gazeta10
12 March 2024 - 18:28

Aktivistja Neri Ferizi në emisioin “Raport me Naim Sadikun” ka komentuar rastin e 13 vjeçares e cila është përdhunuar në komunën e Malishevës.

Sipas saj, personat të cilët nuk dhanë informata të sakta duhet të vendosen para drejtësisë, raporton Gazeta10.

“Do të duhej që disa para drejtësise edhe disa policë të cilët nuk kanë jap informata të sakta ose nuk e kanë trajtu rastin siç duhet por sipas meje po më duket se pas zhdukjes së saj e kanë lënë anash dhe nuk janë marrë me atë rast më, edhe pse prindërit kanë hulumtuar se ku është vajza e tyre dhe pastaj e kanë lajmëru policinë, ndërsa këtë do të duhej të merrej policia me marrë telefonin e vajzes dhe me hulumtu”, tha ajo në Kanal10.

Ferizi shton se në Policinë e Kosovës, ngacmimet ose dhuna nuk merret parasysh fare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.