Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aliu-opozitës: Për kontrata njëburimore më keni thirr mua, s’po e kuptoj pse

Gazeta10
14 March 2024 - 12:04

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se nuk e kupton pse është ftuar sot për raportim në seancën e jashtëzakonshme ku po shqyrtohet propozim-rezoluta për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Ai tha se po ta kishin dijeni më herët se do të flitej edhe për kontrata të tjera, do të ftoheshin edhe ministrat e tjerë, meqë tha se ai nuk mund të përgjigjet për kontrata tjera, përveç atyre të lidhura nga Ministria që e udhëheq.

“Për kontrata njëburimore më keni thirr mua, s’po e kuptoj pse. Po të ish ditë me kohë që do të më thirrni dhe të flisni edhe për kontrata tjera, do e kishim thirr qeverinë komplet dhe këtu do të kishte qenë edhe Ministrja e Ekonomisë, edhe Ministria e Drejtësisë, edhe Ministrja e Arsmit dhe Ministri i Kulturës, të gjithë do të përgjigjeshin. Ju po folni këtu për ta, e po duhet unë me u përgjigj për ta e unë s’kam haber për atë punë. Unë mundem me u përgjigj për pjesën tem, e kur po vjen puna me më përmend mu, ju s’me përmendi se skeni për cka”, ka thënë Aliu.

“Unë s’mund të përgjigjem për ta. Unë i kam 0.8 përqind”, ka deklaruar tutje ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.