Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina kthehet te fitoret, mposht bindshëm Malishevën

Gazeta10
14 Shtator 2022 - 17:10

Prishtina ka arritur fitore ndaj Malishevës me rezultat 4-2, në ndeshjen që u zhvillua në kaudër të javës së shtatë të Albi Mall Superligës së Kosovës, raporton Gazeta10.

‘Bardhekaltërit’ e hapën serinë e golave qysh në minutën e tretë, me golin e realizuar nga sulmuesi Mendurim Hoti.

Skuadra nga kryeqyteti vazhdoi sulmet dhe e dyfishuan avantazhin me anë të Kreshnik Ukës.

‘Bardhekaltërit’ nuk u ndalën me kaq dhe vetëm pak minuta më vonë e trefishuan avantazhin me golin e realizuar nga Endrit Krasniqi, i cili u tregua i saktë nga penalltia.

Malisheva u kundërpërgjigj në pjesën e parë dhe e ngushtuan rezultatin me anë të Alban Shillovës, i cili poashtu realizoi nga pika e bardhë.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Prishtina realizoi edhe njëherë me anë të Kushtrim Gashit, i cili shënoi golin e parë për skuadrën nga kryeqyteti.

Krejt çka mundi të bëntë në fund Malisheva ishte goli i realizuar nga Fiton Hajdari, në minutën e 85-të, për rezultatin përfundimtar Prishtina – Malisheva 4-2.

Me këtë triumph Prishtina ngjitet në pozitën e pestë në tabelë, ndërsa me humbjen e sotme Malisheva renditet në pozitën e pestë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.