Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Valentina Bunjaku-Rexhepi: Qeveria Kurti ka dhënë tendera njëburimor në mënyrë rekorde

Gazeta10
14 March 2024 - 18:32

Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku Rexhepi në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka akuzuar Qeverinë Kurti se ka dhënë tendera njëburimor në mënyrë rekorde.

Ajo ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë të gjitha këto raste të këtyre tenderave, raporton Gazeta10.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës një duhet me ditë që Qeveria Kurti 2 ka dhënë tendera rekord njëburimor në Republikën e Kosovës, është një parti e majtë që kauzat e rrejshme i dulën në sipërfaqe, dhe sa më shpejtë Kosovë duhet të shkojë në zgjedhje sepse një ditë më tepër që rrinë kjo Qeveri aq më shumë kanë me u dëmtu qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha ajo për Kanal10.

Bunjaku Rexhepi shton se zhurma e krijuar sot në Kuvend nga VV-ja tregon se sa shumë i ka prekur debati për tenderat njëburimor./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.