
Debati në studion e “Politikos” është ndezur pas një deklarata të antarit të PSD-së, Azdren Shala.
Ai tha se kryeministri Kurti është i shantazhuar nga presioni i ndërkombëtarve, raporton Gazeta10.
“Gjykata Kushtetuese ka ardhur me vendime si është rasti i fabrikës së tubave në Ferizaj, aty nuk ka hecje tutje, pra cështja e Manasirit të Decanit tregon që Kurti e ka një hall të madh nga presioni ndërkombëtar pra e kemi një kryeministër të shantazhuar”, tha antari i PSD-së.
Më këtë deklaratë të tij nuk janë pajtuar komentatori politik Krenar Shala dhe Fatime Hajdari.
Më poshtë ndiqni videon/Gazeta10