
Këgëntari Fatmir Hoxha në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin” ka dhënë detaje sa i përket këngës “Bija e Dëshmorit”.
Ai tregoi se kjo kënga është bërë virale dhe se kjo këngë është bazuar në një nagjarje të vërtetë, raporton Gazeta10.
“Një nanë burri i së cilës ka rënë dëshmorë në luftë ka kërkuar për t’ia bërë një dhuratë vajzës së saj e cila do të shkonte nuse, por që dëshironte diçka të veçantë, prandaj ajo më tha mua se a mundesh ta bësh një këngë e cila do të quhej ‘Bija e dëshmorit’, të them të drejten as gjumi nuk më merrke derisa është përfunduar teksti pasi ja tregova të ëmës asaj i pëlqej dhe pastaj vazhduam me muzikën të cilën është përkujdesur Erblini dhe u realizua kënga”, tha ai.
Hoxha shton se pas përformimit të këngës në dasmë, kënga bëri bujë të madhe./Gazeta10