
Triumf Ferati, djali i ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati dhe vëllai i kryetarit aktual, Ilir Ferati, ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasditen e sotme. I riu u gjet pa shenja jete në varrezat e fshati Gjurakoc, teksa sipas informacioneve të para, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.
Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ngushëlluar familjen Ferati dhe miqtë e të ndjerit.
“Na tronditi e pikëlloi thellë lajmi për humbjen e Triumf Feratit.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Ferati, shokët e shoqet e Triumfit dhe mbarë Istogun. Shpresoj të mund të gjeni forcën në kujtimet e bukura me të.
Jemi bashkë në këto çaste të rënda, në këtë dhembje që është e përbashkët.
Shpirti i Triumfit pushoftë në paqe!”, shkroi Kurti.