Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku: Kosova është shumë e pasur për të qenë kaq e zbrazët, popullistët po kanë brenga tjera

Gazeta10
25 March 2024 - 13:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kanë shënuar 34 vjetorin e themelimit të degës në Obiliq.

Sipas Abdixhikut, LDK po mbledhë rreth vetes njerëzit më të mirë të vendit, si thirrje për ngritje të djathtë gjithënacionale.

I pari i LDK-së theksoi se Kosova është shumë e pasur për të qenë kaq e zbrazët dhe e zymtë.

“Kosova është shumë e pasur për të qenë e fundit në Evropë. Për të qenë kaq e zbrazët e për të qenë kaq e zymtë. Kosova ka plot njerëz punëtorë, familje të ndershme, biznese të shëndosha, mësues me ideale, mjek me pasion, shërbyes me dinjitet. Kosova ka tradita të pasura që duhet t’i kultivojë me fanatizëm, e ka potenciale të jashtëzakonshme që duhet t’i shfrytëzojë me plot përkushtim.”

Këtë brengë, ai thotë se nuk e kanë “popullistët”, sepse sipas tij nuk e besojnë Kosovën dhe se brengë e kanë mirëmbajtjen e vetes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.