
Mesfushori, Claudio Echeverri, nuk do të debutojë me Manchester Cityn sezonin e ardhshëm.
Ai raportohet se do të huazuohet fillimisht te klubi spanjoll, Girona.
Argjentinasi nënshkroi formalisht me fituesin e tripletës gjatë muajit janar, mirëpo fillimisht do ta ketë mundësinë ta dëshmojë veten te klubi në fjalë ku mund të ketë minutazh më të madh.