Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Pas një konfrontimi mes dy grupeve”: Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë

Gazeta10
27 March 2024 - 9:45

Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje të reja për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konfrontimi mes dy grupeve.

Njoftimi pa ndërhyrje:

“Prishtinë 26.03.2024-21:20. Dyshohet se pas një konfrontimi në mes të dy grupeve ka ardhur deri tek gjuajtja me armë zjarri, ku si pasojë një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa një femër kosovare është plagosur dhe e njëjta është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njesitet përkatëse policore. Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë në kërkim policor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Rasti nën procedura hetimore”, thuhet në njoftim. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
02 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.