
Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar kongresmenin nga Teksasi, Pete Session, raporton Gazeta10.
Hoti ka thënë se është i nderuar me pritjen që i është bërë.
Tutje, ai ka thënë se e ka informuar për situatën në Kosovë teksa janë dakorduar për një komunikim të ngushtë për më tej.
Hoti ka thënë se qëllimet e Kosovës janë promovimi i paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe pregatitja për integrim euro-atlantik.
Këtu keni postimin e plotë:
“Shumë i nderuar me pritjen nga Kongresmeni Pete Sessions nga Teksasi. Kosova është e bekuar me miqtë e shumtë që ka.
E informova për prioritetet dhe nevojat tona. U dakorduam që të komunikojmë ngushtë për të thelluar miqësinë mes vendeve tona dhe për koordinim të aktiviteteve drejt qëllimit strategjik të përbashkët — që Kosova të promovojë paqen në rajon dhe të forcojë demokracinë e saj, si dhe të përgatitet sa më parë për integrim euro-atlantik”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10